Ronaldo mbërrin familjarisht në Riad, qyteti “vishet” me fotot e tij


Pas një jave pritjeje mediatike dhe kurioziteti për zbarkimin e Cristiano Ronaldos në klubin saudit Al-Nassr, futbollisti me famë botërore ka mbërritur sonte në aeroportin ndërkombëtar King Khaled në Riad nga Madridi.

Klubi Al-Nassr do të mbajë një ceremoni dy-orëshe të mirëseardhjes për Ronaldon të martën, më 3 dhjetor në Marsool Park në orën 19:00, ku ai do të nënshkruajë një kontratë dhe do t’u drejtohet fansave dhe mediave një konferencë për shtyp.

Baby Boo