Latifi: Para 160 viteve është dëshmuar dashuria mes djemve në Prizren


Profesori universitar, Blerim Latifi ka reaguar ndaj atyre që kanë kritikuar shfaqjen e hapjes në festivalin “Doku Fest” në Prizren. Duke i quajtur “Talibanë shqipfolës”, Latifi ua sjell një histori të rëndësishëm që lidhet me shfaqjen, shkruan Gazeta Insajderi.

Duke tentuar ‘tua hap sytë” personave që kanë kritikuar artin dhe shfaqjen që ishte me personazh të zhveshur e tematik kishte homoseksualitetin, Lafiti citon një libër ku thuhet se dashnia mes meshkujve ka ekzistuar par 160 viteve.

“”Në fakt, në popullsinë e këtushme muhamedane zotëron dashuria e djemëve (pederastia), më tepër se në çdo vend tjetër të Shqipërisë, duke shkaktuar një burim të pashterrshëm xhelozie, armiqësish, allishverishesh dhe vrasjesh”” – citon Librin e austriaku i famshëm Johann von Hahn, themeluesi i Albanologjisë.

Postimi i plotë:

Në Prizren, në vendin ku u dha ajo shfaqja hyrëse e Doku Festit që na paska alarmuar gardianët talebanë të të ashtuquajturit “moral tradicional”, fiks 160 vjet më parë po qëndronte austriaku i famshëm Johann von Hahn, themeluesi i Albanologjisë.

Gjatë qëndrimit në Prizren ai u njoh me jetën sociale të qytetit dhe ato që pa e mësoi i botoi në librin e tij “Udhëtim nëpër viset e Drinit dhe Vardarit”. Mes shumë dukurive që pa, ishte edhe praktika e përhapur e homoseksualitetit në qytet. (winecountry.com) Për këtë ai shkroi: “Në fakt, në popullsinë e këtushme muhamedane zotëron dashuria e djemëve (pederastia), më tepër se në çdo vend tjetër të Shqipërisë, duke shkaktuar një burim të pashterrshëm xhelozie, armiqësish, allishverishesh dhe vrasjesh”.

Dëshmi të tjera për homoseksualizmin otoman të shqiptarëve, përveç kësaj të Hahn, gjenden edhe në kapitullin 11 të librit “Islamic Homosexualities: Culture, History, and Literature” të autorëve Stephen O. Murray and Ëill Roscoe.

Prandaj, ju zotërinj talebanë shqipfolës, kur merrni të diskutoni për këtë punë, mos u thirrni fort në traditën, se pastaj llogaritë u dalin keq. Lexoni pak më shumë, se mbase bëheni ma mendjehapur dhe, rrjedhimisht, edhe ma tolerantë.

Baby Boo