Është kapur drogë në Dibër!

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka njoftuar se sot në afërsi të kufirit me Shqipërinë është kapur dro*gë në vlerë prej 500 mijë eurove. Policia në vendkalimin kufitar “Bllato”, respektivisht në afërsi të fshatit Ame të Dibrës ka kapur 10 paketime me marijuhanë.

“Janë kryer kontrolle, dhe është konstatuar se në paketime ka rreth 200 kilogram mari*juhanë në vlerë të 500.000 eurove”, thuhet në njoftimin e MPB-së.