Latifi: Ndryshimet kirurgjike janë aq të mëdha, saqë është vështirë të njihet Atifete Jahjaga!


Filozofi kosovar, Blerim Latifi, ka komentuar ndërhyrje kirurgjike të ish-presidentes, Atifete Jahjaga. Sipas tij, ndryshimet janë aq të mëdha, saqë është vështirë të njihet Jahjaga.

“Për të mos u keqkuptuar, që në fillim, dua të theksoj një gjë: Atifete Jahjaga ka të drejtën e saj absolute të bëj çfarë të dojë me trupin dhe fytyrën e saj dhe në këtë pikëpamje është kundër etikës liberale që ta gjykojmë në ka bërë mirë apo keq. Problemi është tjetërkund: ndërhyrjet kirurgjike për të zbukuruar fytyrën bijnë në kundërshtim me misionin e avokatisë së barazisë gjinore dhe emancipimit të grave, në përgjithësi. Pse?…”

Shkrimi i plotë:
Do t’i them disa fjalë për Atifete Jahjagën, ish-presidentën e Kosovës. E shohim shpesh në ngjarje të ndryshme publike duke folur si një avokuese për të drejtat e grave dhe për barazinë gjinore. Kohët e fundit e kemi parë edhe një gjë të tjetër tek ajo: ndërhyrjet kirurgjike për të ndryshuar dukjen e fytyrës së saj. A

q të mëdha janë këto ndërhyrje, saqë është vështirë të njihet Atifetja e dikurshme tek Atifetja e sotme. Për të mos u keqkuptuar, që në fillim, dua të theksoj një gjë: Atifete Jahjaga ka të drejtën e saj absolute të bëj çfarë të dojë me trupin dhe fytyrën e saj dhe në këtë pikëpamje është kundër etikës liberale që ta gjykojmë në ka bërë mirë apo keq. Problemi është tjetër kund: ndërhyrjet kirurgjike për të zbukuruar fytyrën bijnë në kundërshtim me misionin e avokatisë së barazisë gjinore dhe emancipimit të grave, në përgjithësi.

Pse? Sepse, kirurgjia estetike e grave është pasojë e një shoqërie maskiliste ku femrat vlerësohen për dukjen e tyre, e jo për personalitetin dhe profesionalizmin e tyre. Kirurgjia estetike e grave është pasojë e një shoqërie maskiliste në të cilën gratë për të avancuar në jetën publike duhet të përdorin strategjitë e joshjes fizike. Me fjalë të tjera: kirurgjia estetike e grave është një biznes që reflekton nënshtrimin e tyre ndaj burrave në shoqëri.

Pra, nuk mund të shkosh paradite tek kirurgu për ta bërë më të bukur fytyrën dhe pasdite të bësh thirrje për barazinë gjinore dhe emancipimin e grave. Këto dy gjëra janë në kundërshtim me njëra tjetrën. Naomi Ëolf, njëra nga mendimtaret më të rëndësishme të feminizmit e shpjegon shumë mirë këtë në librin e saj “Miti i Bukurisë: Si Përdoren Imazhet e Bukurisë Kundër Grave”. Barazia gjinore nuk arrihet me kirurgji estetike të fytyrës, por me luftë politike për t’i ndryshuar ligjet e shtetit dhe normat sociale që reflektojnë mentalitetet patriarkale dhe maskiliste.

Baby Boo