Çernobili pa rrymë, Evropa rrezikohet të goditet nga rrezatimi, centrali ka edhe kaq orë rezerva


Ministri i Jashtëm ukrainas bëri thirrje për armëpushim në mënyrë që të rregullohet problemi teknik

Europa mund të goditet nga një valë shkatërruese e rrezatimit nga termocentrali bërthamor i Çernobilit pasi trupat ruse ndërprenë energjinë elektrike në vend.

Gjeneratorët të cilët vihen në punë në raste urgjente tani po furnizojnë me energji reserve, por ata kanë karburant të mjaftueshëm vetëm për 48 orë përpara se rrjedhjet e rrezatimit të bëhen “të pashmangshme“.

“Reja radioaktive mund të bartet nga era në rajone të tjera të Ukrainës, Bjellorusisë, Rusisë dhe Europës“, thuhet në një deklaratë nga kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës, “Energoatom”.

Pa energji elektrike, sistemet e ventilimit në central do të ndalojnë funksionimin duke e ekspozuar stafin ndaj dozave të rrezikshme të rrezatimit.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka bërë thirrje për një armëpushim të përkohshëm për të riparuar urgjentisht linjën e energjisë elektrike në termocentral. Frika është në rritje për sigurinë e më shumë se 200 pjesëtarëve dhe rojeve që mbeten të bllokuar në vend dhe kanë punuar që nga marrja e kontrollit nga Rusia.

Baby Boo