Largimet në drejtësi: Gjyqtarët që shpërblehen, emrat që nuk përfitojnë


Të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët kanë dhënë dorëheqjen për t’i shpëtuar Vetingut para datës 31 mars 2017, do të përfitojnë 40-50 % të pagës për tre vite me radhë. Subjektet që kanë dhënë dorëheqjen pas këtij afati nuk do të përfitojë pagesë kalimtare. Gjithashtu, prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët nuk preferuan që të japin dorëheqjen, por që u shkarkuan nga detyra nga komisioni i Vetingut për mosjutifikim të pasurive apo për lidhjet me krimin, nuk do të përfitojnë asgjë. Kështu parashikohet në vendimin nr. 78, datë 12.12.2017 të Gjykatës Kushtetuese, vendim i cili referohet dhe reflektohet në vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për dorëheqjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve rast pas rasti.

Në pikën 43 të vendimit, Gjykata Kushtetuese shprehet se gjyqtarët dhe prokurorët mund të japin dorëheqjen edhe pas afatit 3-mujor nga hyrja në fuqi e ligjit të Vetingut, për sa kohë ata janë në detyrë, por pas këtij afati ata nuk mund të përfitojë pagesë kalimtare. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në vendimet e tij, ka përcaktuar 31 marsin 2017 si datën e mbarimit të afatit 3-mujor nga hyrja në fuqi e ligjit të Vetingut.

Vetëm 12 ditë para këtij afati rezulton se ka dhënë dorëheqjen Erlindi Basha, vëllai i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Erlindi Basha dha dorëheqjen si ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë në datën 19.03.2018. Gjysmën e pagës për tre vjet me radhë do ta marrë edhe ish-gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana, e cila dha dorëheqjen nga frika e Vetingut në datën 19.03.2018. Gjithashtu, do të shpërblehet me gjysmën e pagës edhe Ilir Pashaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, i cili ka dhënë dorëheqjen në datën 01.02.2018. Pagesë kalimtare do të marrë edhe Sulejman Tola, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, i cili dha dorëheqjen në datën 26.01.2017.

Nuk përfitojnë

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besik Imeraj, i cili u largua nga drejtësia për t’i shpëtuar Vetingut, në bazë të vendimit të Kushtetueses, nuk do të përfitojë pagesë kalimtare. Imeraj ka dhënë dorëheqjen në datën 31.01.2018. Gjithashtu nuk do të përfitojnë pagnesë kalimtare të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ku përfshihen Fatos Lulo, Bensik Imeraj, Bledar Abdullai, Shkëlzen Selimi, Elsion Sadiku, Rovena Gashi, Ervin Metalla, Admir Thanza, Tom Ndreca, Gani Dizdari, Fatos Lulo, Fatmir Hoxha, Besim Trezhnjeva, Altina Xhoxhaj, Besa Nikëhasani, Artan Laze, Luan Kaloçi etj.

Subjektet që përfitojnë gjysmën e pagës për tre vjet

Erlindi Basha, ish-ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë, dorëhequr në datën 19.03.2017

Mirela Fana, ish-gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë, dorëhequr në datën 19.03.2017

Ilir Pashaj, ish-gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, dorëhequr në datën 01.02.2017

Sulejman Tola, ish-prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, dorëhequr në datën 26.01.2017

Etleva Sherifi, ish-ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë, 31.03.2017

Adnand Bërdica, ish-ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë, 29.03.2017

Eritan Shehu, ish-ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë, dorëhequr në datën 29.03.2017

Subjektet që nuk përfitojnë pagesë kalimtare

Bensik Imeraj, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese, dorëhequr në datën 31.01.2018

Bledar Abdullai, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i shkarkuar nga detyra

Shkëlzen Selimi, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, i shkarkuar nga detyra

Elsion Sadiku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, i shkarkuar nga detyra

Rovena Gashi, Prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, e shkarkuar nga detyra

Ervin Metalla, gjyqtar pranë Gjykatës Apelit Tiranë, i shkarkuar nga detyra

Admir Thanza, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, i shkarkuar nga detyra

Tom Ndreca, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, i shkarkuar nga detyra

Gani Dizdari, gjyqtar pranë Gjykatës Kushtetuese, i shkarkuar nga detyra

Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, i shkarkuar nga detyra

Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, i shkarkuar nga detyra

Besim Trezhnjeva, gjyqtar në Gjykatës e Apelit në Durrës, i shkarkuar nga detyra

Altina Xhoxhaj anëtare e Gjykatës Kushtetuese, i shkarkuar nga detyra

Besa Nikëhasani, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër, i shkarkuar nga detyra

Artan Laze, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i shkarkuar nga detyra

Luan Kaloçi, prokuror i Apelit Tiranë, i shkarkuar nga detyra

Gentian Trenova, prokuror i Apelit Tiranë, i shkarkuar nga detyra

Adriatik Cama, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, i shkarkuar nga detyra

Artan Broci, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, i shkarkuar nga detyra

Dritan Rreshka, kreu i Prokurorisë së Tiranës, i shkarkuar nga detyra

Vendimi i Kushtetueses, pika 43

-Në lidhje me nenin 54 të ligjit, Gjykata vlerësoi se në çdo rast subjektit të rivlerësimit i garantohet e drejta për një proces të rregullt ligjor, edhe pse nga kërkuesi nuk ishte dhënë asnjë argument për antikushtetushmërinë e kësaj dispozite. Në vlerësimin e Gjykatës dëshmia e dhënë nga bashkëpunëtori i drejtësisë, sipas nenit 54 të ligjit, do të konsiderohet provë vetëm nëse do të merret nga organet kushtetuese të ngarkuara për këtë qëllim. Edhe për sa i takon nenit 56, pika 1, të këtij ligji, kjo dispozitë është vlerësuar si kushtetuese për sa kohë që nuk i mohon subjektit të rivlerësimit të drejtën për t’u dorëhequr, e drejtë që i garantohet atij nga neni G i Aneksit të Kushtetutës. Neni 56 i ligjit i jep mundësinë subjektit që dorëhiqet brenda afatit 3-mujor, të përfitojë pagesë kalimtare sipas parashikimeve ligjore në fuqi, mundësi të cilën nuk e përfitojnë subjektet që e japin dorëheqjen pas përfundimit të këtij afati. Gjykata thekson se për sa kohë që subjekti i rivlerësimit është në detyrë dhe procesi i rivlerësimit nuk ka përfunduar ende, ai ka të drejtën të japë dorëheqjen dhe në këtë rast procesi i rivlerësimit ndërpritet, duke u zbatuar parashikimet e nenit G të Aneksit të Kushtetutës.

Neni 56 i ligjit të Vetingut

Dorëheqja

1. Subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të japë dorëheqjen nga detyra jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Dorëheqja i paraqitet me shkrim Presidentit të Republikës dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni. Në rastin e dorëheqjes, Komisioni merr vendim për pushimin e procedurës së rivlerësimit.

2. Pas dhënies së dorëheqjes, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të përfitojë pagesë kalimtare, sipas nenit 7, pika 1, të ligjit “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”./shqiptarja.com

Baby Boo