Lamtumirë të nxehtit, bëni gati xhupat


Për të gjithë ata që janë në dileme se ku ta kalojnë këtë fundjavë, bëjnë mirë të shijojnë rrezet e ngrohta të diellit, duke u kredhur për herë të fundit në det.

Duke nisur nga e hëna temperaturat do të zbresin me 6 gradë celsius.

Nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut.

Një fenomen i rrallë, por jo i jashtëzakonshëm për sinoptikanët, kjo javë mund të sjellë edhe reshjet e para të dëborës.

Megjithatë, sipas Meteoalb, ashtu siç na ka shoqëruar gjatë gjithë muajit, Shtatori pritet të mbyllët mbi vlerat normale të stinës.

Baby Boo