Klinika për fëmijë: Vaksinat janë të sigurta


Vaksinat janë të sigurt dhe kualitative, kanë pohuar nga Klinika për sëmundje për fëmijë në Shkup. Ata kanë bërë thirrje deri tek prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët.
“SHPSH Klinika për sëmundje të fëmijëve e mbështet iniciativën për imunizimi të fëmijëve me MRP vaksina. Nga aspekti i imunizimit është vërtetuar imunizimi me të cilën mbrohet fëmija, por gjithashtu ndikon edhe në heqjen e sëmundjeve”, thuhet në deklaratë.
Sëmundja e fruthit mund të shkakton pasoja serioze në shëndetin dhe jetën e të sëmurëve.
“U bëjmë thirrje të gjithë prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët të cilët nuk janë të vaksinuar. Vaksinat janë cilësore dhe të sigurta dhe mënyra e vetme për ruajtjen e imunitetit kolektiv”, thuhet në deklaratën e Klinikës për sëmundje të fëmijëve.

Baby Boo