Lamtumirë narkozës, tani në operacion “të mpijnë” me realitet virtual

Një spital në Calgary është bërë i pari në Kanada që ka trajtuar pacientët me teknologji të realitetit virtual. Gjithçka vjen pasi është konstatuar se pacientët përjetojnë një reduktim prej 75% të shqetësimeve duke u arratisur në realitetin virtual gjatë procedurave të dhimbshme, percjell Fakte.

Baby Boo Tinex

Graydon Cuthbertson, një pacient në Spitalin e Përgjithshëm të Rockyview, gati humbi këmbët nga sindroma compartment. Pas operacioneve të shumëfishta në muskujt e tij, 47-vjeçari përjetonte dhimbje shumë të mëdha gjatë ndërhyrjeve në plagë.

Cuthbertson zbuloi se përdorimi i teknologjisë VR e ndihmoi atë të largonte vëmendjen nga operacioni dhe të bënte një kamping virtual qetësues në liqen, një xhiro prehistorike me dinosaurët ose të zhytej në një oqean të qetë për të notuar me delfinët.

Restorant Lumare