Ali Ahmeti: Ftoj qytetarët të besojnë të blertën dhe të votojnë për listën fitimtare


Sot kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka mbledhur Këshillin e Përgjithshëm të partisë në qytetin e Gostivarit ku para të pranishmëve në fjalën e tij të rastit ka bërë rekapituimin e situatës në vend si dhe dhe të arriturat e vitit të kaluar, pas fitores në zgjedhjet parlamentare.

Ahmeti ka folur mbi situatën politike në vend përfshirë këtu kontestin me Bullgarinë si dhe përpjekjet për zgjdhijen e këtij problemi si dhe hapjen e rrugës për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.
Kryetari Ahmeti gjatë takimit me Këshillin e Përgjithshëm, ka bërë apel deri tek qytetarët që të dalin të votojnë dhe të bëhet pjesë e një fushate konstruktive, një fushate të denjë për zgjedhjet lokale.

Më tej kryetari Ahmeti ka bërë thirrje që qytetarët të bëjnë kujdes maksimal dhe të respektojnë masat e mriatuara nga autoritetet shëndetësore kundër virusit Covid 19, dhe njëkohësisht të vaksinohen, pasiqë është e vetmja alternative për tejkalimin e situates në të cilën gjendemi.
Mes tjerave, Ahmeti para të pranishmëve, ka Apeluar deri tek qytetarët që të regjistrohen, proces ky që fillon nesër, e që është shumë i rëndësishëm për gjithë vendin.

Baby Boo