Lamtumira për Musaein, Myftiu: Allahu të mëshiroftë, djali ynë!


Shkodra i dha sot lamtumirën 20 vjeçarit, Musaen Zeneli, një prej katër vi*ktimave të lu*ftës për plazhin mes dy bizneseve në Velipojë. Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, mori pjesë në xhenazen e të riut dhe duke iu drejtuar pjesëmarrësve që kishin ardhur për të shprehur ngushëllimet e tyre, ai theksoi se njeriu ka ardhur në këtë botë për ta jetuar jetën e tij të përkohëshme me besim e dinjitet, për të ndërtuar e zhvilluar të mirën, jo për ta konsideruar atë si mallin më të lirë e të pavlerë. Allahu të mëshiroftë, djali ynë, që po largohesh nga kjo botë, duke shpëtuar nga propaganda e mjerimi, nga statuset në fb të atyre që po e shkatërrojnë këtë vend e që sot “qajnë” për ty; nga statuset populiste e të pavlera, që vlerësohen më shumë se zemra e djegur e nënës tënde, që nuk do të gjejë më rehati, sa të ketë jetë

Baby Boo