Lajmi i rremë për njohje nga Xhamajka, Konjufca paralajmëron masa


Presidenti Hashim Thaçi tha mbrëmë se shteti i Xhamajkës e ka njohur Kosovën, duke u thirrur në një njoftim që i pari i vendit tha se ia ka bërë ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

Këtë e mohoi ministrja për Punë të Jashtme dhe Tregti e Xhamajkës, Kamina Johnson-Smith duke thënë se “deri tash nuk ka asnjë njohje për Kosovën” nga shteti i saj.

Për këtë ka reaguar edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Ai ka bërë të ditur se mrëmë Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, znj. Vlora Çitaku, përmes postës elektronike e ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për njohjen nga Xhamajka.

Baby Boo