2 vjeçarja vdes aksidentalisht në banjë: Prindërit e coptuan trupin e saj për ta fshehur


Prindërit nga Teksasi, Monica Dominguez dhe Gerardo Zavala-Loredo kanë fshehur trupin e vajzës së tyre 2 vjeçare e cila ka vdekur aksidentalisht në banjo të shtëpisë, shkruan Gazeta Metro.

Mbetjet e trupit të 2 vjeçares Rebecka Zavala u gjetën në një kovë në garderobë. Prindërit, Monica Dominguez dhe Gerardo Zavala-Loredo u arrestuan në shkurt pasi policët kontrolluan apartamentin e tyre në Qarkun Ëebb, Teksas.

Sipas policisë, Dominiguez tha se Rebecka u mbyt aksidentalisht pasi ishte pa mbikëqyrje, shkruan The Sun
Të dy prindërit u burgosen pasi u deklaruan fajtor këtë të premte. Zavala-Loredo u dënua për 14 vjet, ndërsa Dominguez me 20 vite burg.

Asnjëri prind nuk u akuzua për vrasje pasi eshtrat e Rebeckas ishin shumë të dëmtuara për të përcaktuar një shkak të vdekjes. Sipas policisë, Dominiguez tha se Rebecka u mbyt ndërsa ajo po bante pa mbikëqyrje.

Katër fëmijë të tjerë të këtij çifti, mosha e të cilëve varion nga një në 11 vjeç, u vendosën në kujdesin e Shërbimeve të Mbrojtjes së Fëmijëve./

Baby Boo