Lajmërohet Kurti nga Prevalla: Tregon se për çfarë biseduan me ministrat e tij


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se në Prevallë u fol dhe u prezantua drafti i programit qeverisës për të cilin diskutoi secili ministër.

Kurti ka postuar një fjalim të gjatë në Facebook ku ka shtjelluar të gjitha pikat dhe kërkesat që ai ka për ministrat deri sa të jetë udhëheqës i kësaj Qeverie.

Ai gjatë fjalimit të tij foli për prioritetin në arsim, shëndetësi, zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe gjendjen politike në vend.
Kurti ka thënë se anëtarësimi në BE mbetet prioritet kurse dialogu me Serbinë të jetë mirë i përgatitur e parimor, për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura.

“Tash po vazhdojmë me paraqitjen e prioriteteve afatshkurtëra e afatmesme, si dhe të veprimtarive e masave legjislative e politike të ministrive përkatëse. Në fund do ta hartojmë kornizën e planit të punës dhe organizimin e veprimit ndërministror sipas prioriteteve dhe sektorëve”, ka shkruar Kurti.

Më poshtë mund të gjeni fjalimin e plotë të kryeministrit Kurti.

Baby Boo