Lajm i mirë: Rritet ndihma sociale për 300 %


Qeveria vitin e ardhshëm do të ndajë 2.2 miliardë denarë për rritjen e ndihmës sociale. Reforma në mbrojtjen sociale do të filloj nga viti i ardhshëm, ndërsa nga muaji shkurt, shfrytëzuesi e ndihmave sociale mund të presin më tepër mjete.
Këtë sot e paralajmëruan në konferencë për shtyp, kryeministri Zoran Zaev dhe ministrat për punë dhe politikë sociale dhe financa, Mila Carovska dhe Dragan Tevdovski, përcjell SHENJA.
Ata paralajmëruan se përpos rritjes së mjeteve për rreth 300 për qind, do të rritet edhe numri i shfrytëzuesve të ndihmave sociale si dhe kategoritë e familjeve që do të shfrytëzojnë ndihmë sociale, Poashtu rastet sociale do të përgatiten për tregun e punës.
“Familja katëranëtarëshe me dy fëmijë dhe një person i cili nuk mund të punon, do të merr 11,700 denarë. Tre persona futen në sistemin e aktivizimit, gjegjësisht përkrahje për përgatitje për punë. Familje tipike katër anëtarësh me dy fëmijë të mitur, do të merr 10.600 denarë në muaj, sot rreth 70 për qind e këtyre personave marrin 3.029 denarë dhe kjo u shkakton rrezik shtesë. Dallimi është mbi 7000 denarë ose 300 për qind”, ka thënë ministrja e punës dhe politikës sociale, Milla Carovska./PC

Baby Boo