Lajm i mirë për myslimanët, do të hapen dy xhamitë e shenjta në Arabinë Saudite


Lajme pozitive vijnë për besimtarët musliman që janë në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Para pak çasteve në një deklarat me shkrim, kryeimami i dy xhamive të shenjta në Mekë dhe Medinë, Sheikh Abdul Rahman As Sudais ka njoftuar se së shpejti dy xhamitë e shenja do të kthehen në normalitet dhe do të jenë të hapura për besimtarët.

Në njoftim nuk potencohet data se kur do të hapen për lutje dy xhamitë e shenjta por theksohet se do të merren të gjitha masat preventive që do të parandalojnë rrezikun e përhaphjes së koronavirusit, përcjell Zyrtare.net

Gjithashtu sot është bërë vendosja e kamerës termike e cila do të detektoj besimtarët të cilët kanë shenja të koronavirusit.

Kujtojmë që pak javë më parë, shteti më i madh i Gadishullit Arabik ndërmori masa të ashpra për ta ndaluar përhapjen e virusit Covid-19, përfshirë ndalimin e pelegrinazhit të Umres, ndërprerjen e fluturimeve ndërkombëtare dhe mbylljen e shkollave.

Baby Boo