Foto nga aksident i rëndë në Likovë


Sonte, pas orës 22 ka ndodhur një aksident i rëndë në komunën e Likovës, kanë njoftuar për Gazetën Lajm dëshmitarë okularë.

Sipas tyre, aksidenti ka ndodhur në rrugën mes fshatrave Orizare dhe Opajë, kurse për shkak të lëndimeve të mara, dy persona janë dërguar në spital.

Nuk ka informacione shtesë për gjendjen e tyre momentale. Si pasojë e aksidentit, është rrezuar një shtyllë elektrike dhe telat e rrymës kanë rënë në rrugë, prandaj ca kohë trafiku ka qenë i bllokuar. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekip hetues policor, thonë dëshmitarët.

Baby Boo