Tmerri i kampeve në Libi, videot që deshi të shihte Papa (Video +18)


amjet e tmerrshme të torturës të shkaktuara ndaj emigrantëve që kthehen në qendrat e ndalimit në Libi. E pamundur të imagjinohet ferri në tokë nëse nuk e shohim atë me sytë tanë, sikurse donte të bënte Papa.

Torturuar, martirizuar, poshtëruar, të lidhur dhe varur kokëposhtë me litarë.

LIKNKU PER TE PARE VIDEONhttps://video.corriere.it/inferno-libia-oggi-vi-ammazziamo-tutti-migranti-torturati-video-chiedere-riscatto/2a2dce8c-0144-11e8-b515-cd75c32c6722

Paradoksalisht edhe vdekja përfaqëson një çlirim për të burgosurit afrikanë në qendrat e ndalimit në Libi, të cilat disa ende insistojnë t’i konsiderojnë “strehë e sigurt”.

Tregimet e të mbijetuarve nuk janë më të mjaftueshme për të na bërë të kuptojmë tmerrin e përditshëm që konsumohet përtej Mesdheut. Si është e mundur të imagjinohet ferri në tokë nëse nuk e shihni atë me sytë tuaj? Dhe Papa Françesku dëshironte të shihte personalisht atë që është e pamundur të konceptohej vetëm me mendime.

Fotot e dhunshme të publikuara këtu janë pamje të ndaluara të filmimeve të ruajtura nga të mbijetuarit, si dëshmi e dhunës, për t’i hapur sytë botës mbi realitetin e tyre.

Saktësisht janë si fotot e marra në kampet e përqendrimit nazist me hidhërimin e tyre, sepse përndryshe askush nuk do të kishte besuar atë që njeriu mund të arrinte vetëm në shekullin e kaluar.

“Pashë një video në të cilën shihet se çfarë ndodh me ata që kthehen,” u tha Bergoglio gazetarëve, duke u kthyer nga Irlanda. Janë marrë trafikantët dhe torturat më të sofistikuara”.

Imazhet e xhiruara nga tregtarët e skllevërve të shekullit 21, si një trofe i zymtë i brutalitetit të tyre, ose duke kërkuar një shpërblim për anëtarët e familjes.

Në një video shihet një njeri i zhveshur i ri në lot, duke lutur për mëshirë, duke e shtuar edhe më shumë egërsinë e gardianëve, që qeshin teksa i rrahin. Janë pesë kundër njërit që rrahin me shkelma, me grushte para se t’ua shëmtojnë fytyrën me thikë. Kjo është e vërteta e tmerrshme. Ky është fati i atyre që refuzohen në anije.

Baby Boo