Lagjja 29 Nëntori në Tetovë, me infrastrukturë të shkatërruar!


Mungesë kanalizimi, mungesë uji, pa rrugë dhe me shumë papastërti. Kjo është lagja 29 Nëntori në Tetovë, që ndryshe njihet edhe si lagja e Krasniqëve. Ujërat e zeza dhe fekalet, shpesh përfundojnë nëpër dhomat e improvizuara të banorëve. Banorët ankohen se komuna nuk ka bërë asgjë, ndërsa ndjehen të revoltuar që zyrtarët partiak i vizitojnë vetëm kur zhvillohet fushatë parazgjedhore.

“Këtu vjen era keqe, të sëmurë gjithë jemi prej astmës edhe fëmijën e sëmurë e kam , ja te dera e kam ujin, edhe fëmijët më janë sëmurë. Pak shi dhe gjithë uji në dhomë hynë. Kam kërkuar ndihmë askush nuk ndihmon”.

“Uji mblidhet këtu sa të duash, hyn nëpër dhoma na mbyti krejt. Njëmijë herë kemi qenë të komuna s`na sheh kush neve”.

Përveç mungesës së kushteve elementare për jetë, një pjesë e banorëve të lagjes 29 Nëntori, nuk kurrfarë dokumentesh identifikimi. Fëmijët e tyre edhe pse janë mbi 13 vjeçar nuk e kanë ndjekur kurrë procesin mësimor.

“Kemi kërkuar dokumente por s`na dhanë. Më thanë për ju nuk ka dokumente, ende fëmijët nuk i kam regjistruar, tre fëmijë kam. Djali vogël tre vjeç, vajza trembëdhjetë djali madh 11 ka. Në shkollë na thanë pa dokument nuk mund të shkojnë , kërkojnë certifikatë të dinë sa vjeç është”.

Për gjendjen e rëndë në këtë lagje komuna e Tetovës ngre supet.

Kjo çështje duhet të zgjidhet me politika të strategjisë afatgjate të cilat duhet ti hartojë Qeveria. Ne kemi pasur probleme të mëdha financiare dhe nuk kemi mundur të ndërtojmë një program të tillë, por në të ardhmen me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale do ndërtojmë një bashkëpunim – deklaroi Armend Fazliu, zëdhënës i komunës së Tetovës.

Banorët të cilët jetojnë në rreth 30 shtëpi në lagjen 29 ekzistencën e sigurojnë duke kërkuar lëmoshë në rrugë.

Bashkim Sulejmani

Baby Boo