Haradinaj: E kam ëndërr jetësore liberalizimin e vizave, do të shkojë edhe në Hagë nëse duhet!


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar se pas vizitës në Francë, është arritur një progres i madh, pra ky vend, sipas tij nuk do e pengojë Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.

“Në bazë të planifikimit të mëhershëm, të samitit, kam kërkuar një takim me ministrin e brendshëm, kam takuar edhe të martën, qëllimi kryesor ka qenë liberalizimi i vizave, është arritur një progres i madh, qëndrimi i tyre është që Franca nuk e pengon Kosovën në këtë proces. Do të kërkoj të shkoj edhe në Hagë, jo në burg, por takim me ministrin e Punëve të Brendshme të Holandës. E kam një ëndërr jetësore që ta shoh se u krye edhe ky proces”, tha Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë.

Baby Boo