Labinot Tahiri tregon shumën që Sinan Hoxha ka dhënë për bamirësi në fondacionin e tij


Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar këngëtari i njohur Labinot Tahiri. Këngëtari zbuloi se këtë kohë pandemie, ka dhuruar qindra ndihma, me anë të fondacionit të tij “Labinot Tahiri”. Gjithashtu ai falenderoi dhe dy kolegët e tij këngëtarët, Sinan Hoxhën dhe Loreta Kaçka, të cilët kanë kontribuar në këtë kauz duke dhuruar 1 mijë euro.

“Dy muaj isha aktiv, isha në Mitrovicë dhe dërgova ndihma atje. Kemi dërguar normalisht nga donacionet e shqiptarëve nga e gjithë bota, në komunat tona. Kam dërguar 10 mijë eruo në Ulqin, Preshevë. Kam punuar vetëm për njerëzit. Sinan Hoxha dhe Loreta Kacka më kanë ndihmuar, dhe kanë dhuruar 1 mijë euro. Ata na ndihmuan ne në këto rrethana. I falënderoj pa masë”, u shpreh këngëtari.

Baby Boo