Labinot Tahiri me një mesazh për të rinjtë


Shkruan Labinot Tahiri:

LEXO I DASHUR DJAL I RI E VAJZË E RE STUNDET DHE JU NXËNËS TÊ KËSAJ DEKADE..!
E dashura Rini, të cilët jeni pa punë e pa ardhmeri në vendet tona sepse askush nuk po kujdesët për ju!
Mos u motivoni nga të pavlerat e jetës me disa video që bëhen sa për një ditë, një javë apo një muaj, sepse bashkë me to, iu mbaron kënaqësia e jetës dhe vlerat tuaja personale, kurse dikush tjetër fiton nga ju, ndërsa ju mbeteni “LIMON I SHTRYDHUR”,

E di që sot sponsorizohen ekstra njerëz, kinse si “VIPA”, sa t’a degjenerojnë Rininë, por t’a dini mirë se po të isha unë dhe disa të tjerë artista vetëm sa për të bërë para tê shpejta apo famë, një moment do t’ua mësonim herët degjenerimin, e s’do prisnim zhvillimet e këtij shekulli, bashkarisht me rrjetet sociale, sikurse TikToku, që t’ua mësojnë degjenerimin e menyrat e tjera të turpshme dhe menyrat si me u drogua…! Zoti ju ruajt e qofshin prinderit tuaj krenar me ju.🙏🏻

HEJJJ RINI!
A e keni vërejtur faktin, se askush nuk shkruan për punësimin e të rinjëve dhe për ardhmërinë e tyre, për sukseset dhe arritjet e tyre, por postohet vetëm për shkatërrimin e karakterit tuaj dhe shkatërrimin e zemrave të prindërve tuaj? Ju lutem mosni!
Ndoshta ky shkrim i imi çon peshë për ju, por mundet edhe të mos çoj peshë, ndoshta dhe nuk ma poston askush sepse nuk jam antarë i ndonjë adrese klanore që shkatrron rininë, mirëpo iu drejtohem sinqerisht sikurse fëmijëve të mi që të mendoni vetëm për punën, dashurinë dhe ardhmerinë. Tri shtylla të cilat nuk ta ndryshojne jetên dhe as karakterin tuaj.

DISAVE BASTARDAVE ju qoj të fala, duke ju thênë se; Karriera nuk ndërtohet duke shkatërruar RININË, përkundrazi duhet dhuruar motiv dhe duke i vleresuar të tjerët e jo vetën, sot disa po e bejnë sa për të shkatrrur RININË e pa punë dhe sa për ta futur një LIKE në instagram, Tik Tok dhe njê monedhë në xhep..!

Ju lutem Rini, besoni në vete, në vlerat tuaja personale e familjare, dhe në faktin se jeni ashtu siç jeni, siç deshi Zoti, pa e kopjuar asnjëherë askënd sepse fundja njē ditë duhesh me qenë vetvetja.
Duajeni jetën më shumë se çdo figurë publike, çdo post e çdo arritje! Të gjitha janë të çastit, përpos personalitetit, ai do t’iu përcjell gjatë gjithë jetës!
Zoti ju dashtë gjithmonë🕊🤍
Herët apo vonë, mirësia triumfon! Ajo e mposht ligësinë gjithësesi, dhe mbizotëron përjetësisht!
Me dashuri, LABINOT TAHIRI KOSOVË E SHQIPËRISË.

Baby Boo