Labinot Tahiri jep një premtim të madh për punëtorin e pastrimit që iu rrezikua jeta


Këngëtari i njohur nga Ferizaji, Labinot Tahiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se do të ndajë 500 deri në 700 euro para ose një udhëtim në Turqi për punëtorin e kompanisë “Ekoregjioni”, që iu rrezikua jeta në vendin e punës, shkruan Pa Censurë.

Tahiri tha se fillimisht kur i ka parë pamjet e punëtorit të lënduar nuk e ka ditur se është rast në Kosovë, por masi e mëso ai i ka bërë thirrje Gentianit që t’i shkruaj për t’ia lënë numrin e telefonit.

“Një respekt i veqant për këtë puntor dhe shumë puntor të tjerë në këtë vend. Kur e kam parë para disa dite në një foto , kam menduar se është nga ndonje vend tjetër jashtë Kosovës, dhe kam menduar se sikurse nga njeherë shoqeria bejnë gjeste mes vete sa për ndonje video si ne kohet e fundit që po i bejnë për klikime….! Po ta dija që ishte në Kosovë, njejtë do të shkruaja si tani dhe do të veproja duke i thënë:  “Ti zotri; ke një Moral të fortë për punën që bëni”, shkroi ai./PA CENSURË/

Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/100044603881796/posts/535567944606664/?sfnsn=mo

Baby Boo