Coronavirusi: Mjekët dhe infermierët në Iran filmohen duke vallëzuar – për të rritur moralin


Derisa vendi po përballet me një gjendje të rëndë si pasojë e përhapjes së coronavirusit, nga Irani po vijnë pamje të ndryshme.
Dhe të fundit janë ato të publikuara nga mediat e huaja, në të cilat, sipas tyre, shihen disa mjekë iranianë duke vallëzuar dhe kënduar, për siç thuhet “mbajtur lart moralin”.

Sipas mediave të huaja pamjet janë shfaqur në mediat sociale , ndërsa vendi përballet me shpërthimin e coronavirusit.
Ndryshe, siç është bërë e ditur, rreth 8% e deputetëve të parlamentit iranian janë testuar pozitivë për coronavirus, thanë zyrtarët, ndërsa vendi njoftoi planet për të mobilizuar 300,000 ushtarë dhe vullnetarë për të luftuar epideminë.

Ndërsa siç shkruan The Guardian, sjellja “e pahijshme” në publik është e ndaluar në Iran, që do të thotë që vallëzimi ndonjëherë mund të ndëshkohet sipas ligjeve fetare të vendit.

Baby Boo