A ka Banka Eurostandard detyrime ndaj Bankës Komerciale? Ja çfarë thonë nga BK


Banka Komerciale SHA Shkup nuk ka kërkesa nga Banka Eurostandard, kumtuan sot nga Banka Komerciale.

Për këtë informojnë, siç thonë nga banka, të parandalohen spekulimet e mundshme, pas konferencës për shtyp të Trifun Kosotvskit.

“Banka Eurostandard nuk detyrime ndaj Bankës Komerciale. Është e saktë se kompania Gofi shfrytëzon kredi afatgjatë nga Banka Komerciale në vlerë prej rreth pesë milionë euro. Kërkesa e Bankës Komerciale rreth kësaj kredie është e sigurt me të a.q. ndërtesa e Bankës Postare dhe me një pjesë të ndërtesës së Pallatit Maqedonia. Ndërtesa e Bankës Eurostandard nuk është nën hipotekë në Bankën Komerciale, siç mund të merrej përshtypje nga deklaratat e dhëna në konferencën për shtyp”, theksohet në kumtesën e Bankës Komerciale.

Baby Boo