Labi ndan me publikun, para 20 ditëve kam vendosur 3 stenda në zemër!


Moderatori i njohur shqiptar, Labinot Gashi, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Shqipëria Live”.

Ai ka folur mbi gjendjen shëndetësore të mikes së tij, aktores Adriana Matoshi, e cila ditë më parë kaloi me sukses një operacion, të cilit u detyrua t’i nënshtrohej pas rikthimit të tumorit në tru.

Po e them këtu, nuk kam dashur ta bëj publike edhe aq shumë, po dashur e pa dashur po më duhet ta bëj publike. Ka 20 ditë që e kam pasur një intervenim tek vetvetja dhe unë nuk e kam bërë publike, nuk e kam vendosur në rrjete sociale, kam dashur me e mbajt afër vetës. I kam vendosur tri stenta në zemër dhe po e marr vetën”, tha Labi.

Me të dëgjuar këtë, moderatorët e emisionit i shprehën “të shkuara”, duke i uruar shëndet të plotë në vazhdimësi.

Baby Boo