Ky pushtet e ka marrë teposhtëzën pas informacionit se Ganiu dhe Bilalli janë thirrë në polici!


Alternativa kumtese:

Informacioni se kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, dhe ai i Tetovës, Bilall Kasami, janë ftuar në polici për shkak të ikonografisë gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në vendin tonë, është dëshmi se ky pushtet e ka marrë teposhtëzën.
Duke e dënuar këtë akt si të turpshëm dhe tendencioz, na duhet të themi se nëse kjo nuk ka ndodhur me porosi të Vuçiqit, për çka dyshojmë seriozisht, atëherë është një sjellje me panik e pushtetit për shkak të humbjes së pritshme në zgjedhjet e ardhshme që e pret koalicionin SORAVIA-BRAKO.
Sidoqoftë, nëse kjo qeveri mendon se policia, forca, kërcënimi dhe dhuna është mënyrë për ta luftuar këtë koalicion dhe për ta fikur entuziazmin opozitar, na duhet t’ia rikujtojmë se kjo është mënyra më e mirë vetëm për ta përshpejtuar humbjen e tyre.
Për informacion të tyre, i fundit që e ka përdorur forcën policore kundrejt politikanëve të taborëve të tjerë tash është në ekzil në Budapest.

(Ultram Online)

Baby Boo