Vendimi i Vuçiç për të lejuar eksportin e drithërave, Rama: Ky është Ballkani i Hapur!


Kryeministri Edi Rama komentoi shkurtimisht edhe vendimin e Serbisë për të lejuar eksportin e drithërave me Shqipërinë, vendim ky që u njoftua këtë të hënë nga Presidenti Aleksandër Vuçiç. Rama tha se ky është Ballkani i Hapur…

“…Ta mbyllim me një notë pozitive, më vjen shumë mirë që gjërat zhvillohen me shpejtësi për të lëvruar paketën, më vjen shumë mirë që sidoqoftë nafta po ka një moment stabilizimi. Mund të kërcej prap nuk e dimë, flas në tregjet ndërkombëtare. Më vjen shumë mirë që kemi zhbllokuar kontratat e grurit. Drithërat e kontraktuara nga kompanitë si gjithmonë me Serbinë, janë zhbllokuar. Ky është Ballkani i Hapur sa për dijeni dhe për këtë do të kemi mundësi të flasim në detaje herë tjetër.”

Pas thirrjeve të Kryeministrit Edi Rama që konfirmoi negociatat me Beogradin, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç njoftoi këtë të hënë se vendi i tij do të lejojë eksportin e grurit në Shqipëri dhe të gjithë vendet e Rajonit.  Ky vendim u mor pasi sipas tij Serbia aktualisht ka mjaftueshëm grurë për të përballuar nevojat e saj. Vuçiç u shpreh se qeveria ndaloi eksportet për shkak të krizës, por për vendet e rajonit është pranuar të bëhet një përjashtim, teksa theksoi edhe rëndësinë e  marrëveshjeve kontraktuale të cilat duhen zbatuar.

“Kërkesat e para zyrtare që morëm ishin në përputhje me ato marrëveshje të cilat kishim nënshkruar me Shqipërinë. Për këtë po flasim tani dhe do të lejojmë sa më shpejt eksportin e grurit në Shqipëri”, tha Vuçiç, i cili theksoi se këto eksporte do të jenë të kontrolluara për të mos rrezikuar nevojat e vendit të tij./tvklan.al

Baby Boo