Ky film horror është aq i tmerrshëm sa njerëzit po vjellin dhe po u bie të fikët në kinema – A do guxonit ta shikonit?


Janë të shumtë njerëzit e pasionuar pas filmave të frikshëm, apo ndryshe horror. Megjithatë, nuk e dimë nëse do të jeni në gjendje ta përballoni këtë film, për të cilin thuhet se është aq i tmerrshëm sa njerëzve po u bie të fikët dhe po vjellin në sallat e kinemasë.

Bëhet fjalë për filmin “Terrifier 2” me aktorët David Hoëard Thornton dhe Lauren LaVera, i cili tregon historinë e një klouni rrëqethës që përndjek dhe kërkon të vrasë dy motra dhe dy vëllezër. Filmi vjen si vazhdim i serisë së parë, të publikuar në vitin 2016.

Shumë njerëz që kanë shkuar për ta parë në kinema pas shfaqjes në SHBA kanë treguar se filmi kishte skena të dhunshme dhe brutale sa nuk rekomandohet për njerëzit me zemër të dobët. Shumë kanë treguar se kanë parë njerëz që kanë vjellë dhe për këtë arsye në kinema po shpërndahen qese të vjellash. Po ashtu ka pasur dhe raste kur njerëzve u ka rënë të fikët brenda sallës.

Baby Boo