Ky është Valoni që vdiq sot duke punuar në ndërtimtari (Video reportazh)


Valon Berisha mbeti i vdekur pasi ra nga kati i tretë i një objekti në Fushë Kosovë

30 vjeçari, Valon Berisha nga Vasileva e Drenasit është i riu që humbi jetën mëngjesin e së enjtes në vendin e tij të punës, përcjell Fakte.

Ai po punonte në ndërtimin e këtij objekti në Fushë-Kosovë kur ra nga kati i tretë dhe mbeti i vdekur.

Ngjarja tragjike ndodhi në orën 07 e 30 të mëngjesit kur Valoni, babë i dy fëmijëve, nisi punën, raporton “Frontal”, në T7.

Menjëherë pas ngjarjes janë ndërprerë punimet në objektin që po e ndërton kompania Al Trade në Fushë-Kosovë, dhe televizioni nuk ka gjetur asnjë punëtor tjetër aty.

Baby Boo