Dialogu Kosovë-Serbi, Gjuriç: Refuzimi nga ana e Prishtinës është i rrezikshëm


Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuric ka thënë se refuzimi i dialogut nga ana e Prishtinës është i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm, ashtu si mohimi i detyrimeve të ndërmarra dhe mashtrimi i publikut rreth përmbajtjes së tyre.

“Kryenegociatori i Prishtinës flet fjalë të pabesueshme që askush nuk i përgjigjet dhe shumë do të duhet. Ai haptazi dhe publikisht thotë se Prishtina nuk ka ndërmend të kryejë detyrimet që ka ndërmarrë, duke dëshmuar kështu se autoritetet në Prishtinë mendojnë se ata absolutisht janë të lejuar ta bëjnë këtë“- tha ai për Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Baby Boo