Ky është lypësi i njohur në Prishtinë që vrau të birin 14 vjeç

Gani Bernjashi, në orët e para të ditës së enjte, në fshatin Karaçevë e Poshtme, në Kamenicë, me shkop e vrau të birin e tij të hasretit, 14 vjeç, Luanin.

Babai 60-vjeçar, Gani Bërnishaj nga fshati Karaçevë e Komunës së Kamenicës ka mbytur djalin e tij, Luan Bernjashin 14 vjeç pas rrahjes me shkop të drurit që i ka bërë mbrëmjen e së mërkurës.

Baby Boo

Sipas informacioneve të para, të konfirmuara edhe nga Policia, ai e ka fshehur djalin e lënduar rëndë për 4 orë në një dhomë të shtëpisë dhe ka gënjyer në polici se djali është vetaksidentuar me motoçikletë dhe si pasojë e lëndimeve ka vdekur, po krejt kjo nuk doli kështu dhe shpejt u mor vesh se G.B., rrahu djalin për vdekje.

Gazeta Express nga burimet merr vesh se pas mbytjes së djalit, ai rrahu rëndë edhe vajzën 17-vjeçare.

I dyshuari kishte dhënë një intervistë për një media lokale, të cilën e kishte ofenduar presidentin e tanishëm të Kosovës, Hashim Thaçin.