Ky është 23-vjeçari që u vra me thikë në Elbasan, kishte miqësi me Emiljano Ramazanin


23-vjeçari që u vra me thikë mbrëmjen e sotme në Elbasan është identifikuar si Regis Runaj, banues në lagjen Shënkoll.

Ai kishte miqësi me Emiljano Ramazanin që u ekzekutua 10 ditë më parë.

Burime për gazetarin Aldo Kozarja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e Krastës pranë varrezave.

I riu nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e plagëve të marra.

Ai rezulton të jetë masakruar me thikë nga persona të paidentifikuar.

Baby Boo