Kuvendi miraton nevojën për ndryshimin e Ligjit për siguri në komunikacion


Me 89 vota “për”, deputetët e votuan nevojën për diskutim mbi ndryshimet në Ligjin për Siguri në Komunikacionin Rrugor.

Propozim ligji është firmosur nga koordinatorët e të gjitha grupeve parlamentare dhe pritet që të votohet pasditen e sotme, pasi të ketë kaluar procedurën në komision.

Koordinatori i VMRO-DPMNE-së sqaroi se propozimi është dorëzuar me qëllim të zgjidhjes së problemit të qytetarëve me dokumente personale.

Patentët e shoferëve do të vazhdojnë për përdorim të brendshëm deri më 31 dhjetor 2024.

Baby Boo