Kuvendi i Shqipërisë miraton ndryshimet kushtetuese


Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 106 vota pro ndryshimet kushtetuese për zgjedhjet, që i hapin rrugë hapjes së listave të kandidatëve për deputetë.

Në votimin për ndryshimet kushtetuese morën pjesën 116 deputetë.

Ndërkohë, në këtë seancë, kryeministri Edi Rama mbrojti dhe njëherë ndryshimet kushtetuese duke thënë se votimi i tyre do të thotë të jesh në krahun e duhur të historisë dhe forcimit të demokracisë në vend.

Ai bëri dhe një thirrje për ndërkombëtarët duke thënë se i takon shtetit shqiptar se çfarë bën me sistemin zgjedhor. “Nuk është një vendim që duhet ta ndajmë as me ambasadoren amerikane dhe me askënd tjetër, duke i respektuar maksimalisht”, tha Rama.

Baby Boo