Koha kur Trumpi e përqeshte e imitonte Clintonin që kishte pneumoni


Në disa portale ndërkombëtare është publikuar një video ku presidenti amerikan, Donald Trump, tallet dhe e imiton ish-rivalen e tij për postin më të lartë, Hillary Clinton, për shkak të vështirësive që kishte nga pneumonia.
“Ajo është e thirrur të luftojë me të gjitha këto gjëra dhe s’mund t’i bëjë 4-5 metra deri te vetura e saj”, kishte dhënë Trumpi për Clintonin në vitin 2016, kur ajo kishte problem me pneumoninë.

Ndryshe, presidenti Trump të premten u diagnostikua me koronavirus, i cili mund t’i shkaktojë edhe pneumoni, në mesin e simptomave tjera, ku përfshihen temperatura e lartë, vështirësitë në frymëmarrje, humbja e aftësisë për t’i dalluar shijet dhe aromat dhe lodhja.

Baby Boo