Kuvendi formon Trup koordinues për fushatën për referendumin


Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do të formojë Trup koordinues për zbatimin e referendumit në nivel shtetëror më 30 shtator dhe udhëheqje të fushatës publike.

Ky është një nga konkludimet e sjellura në takimin e sotëm koordinues të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi me njerëzit e parë të grupeve tëp deputetvëe, ku morën çpjesë edhe nënkryetarët e Kuvendit dhe përfaqësuesi i Qeverisë.

Me Trupin koordinues do të udhëheqë Xhaferi, ndërsa anëtarë të tij do të jenë nënkryetarët dhe koordinuesit e grupeve të deputetëve.

Kuvendi do t’u japë mundësi, siç informojnë, të gjithë deputetëve të cilët janë “për”, “kundër” apo për “bojkot” të referendumit, në mënyrë proporcionale sipas deklarimit për t’u përfaqësuar dhe të mund t’i shprehin qëndrimet dhe argumentet e veta para opinionit.

Kuvendi gjithashtu sot me shkresë do t’i drejtohet Qeverisë, nga e cila do të kërkojë mjete për zbatimin e fushatës publike për çka do të hapë llogari të posaçme.

Edhe në koordinimin e sotëm nuk mori pjesë përfaqësuesi i grupit të deputetvëe të VMRO-DPMNE-së. Nga kabineti i Xhaferit theksojnë se ai sot do të kontaktojë me ta për arritjen e marrëveshjes së mundshme për udhëheqje të propagandës publike për referendumin./MIA/

Baby Boo