Mjeku tetovar tregon se kur do të jetë fundi i Koronavirusit


Mjeku shqiptar internist kardiolog në Berlin, Ardian Mustafai, i cili njëherit është edhe nënkryetar i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, në një intervistë për Front Online ka deklaruar se vaksina ndaj virusit Covid 19 mund të zbulohet në vitin 2021. Ai ka thënë se me lehtësimin e masave të ndërmarra nga shteti gjerman, mjekët e këtij vendi ende vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie për një valë të dytë të mundshme. Mustafai për Front Online ka treguar se personat e infektuar me Coronavirus, janë të moshës së shtyrë, të cilët kanë edhe sëmundje përcjellëse.

‘Janë kryesisht të moshës së shtyrë. Ata paraprakisht kanë pasur edhe sëmundje të ndryshme, sëmundje të zemrës, mushkërive, kanë qenë të prekur edhe me k ancer’, tha Mustafai. Me fillimin e përhapjes së pandemisë Covid-19 në Gjermani, sensibilizimi i qytetarëve të këtij shteti, sipas Mustafait, ka qenë prioritet i institucioneve shëndetësore. Si u zbulua rasti i parë me Covid-19 në Gjermani? Tregon mjeku shqiptar

Kardiologu shqiptar në Gjermani Ardian Mustafai ka thënë për Front Online se rasti i parë me Coronavirus në këtë shtet është detektuar në janar të vitit 2020.

Në djalë i moshës së re që kishte pasur kontakt me një shtetase kineze, ishte rasti kur shteti gjerman filloi me implementimin e masave të nevojshme për të parandaluar përhapjen e këtij virusi. ‘Sars Cov2, është i njohur që nga viti 1965. Atë kohe e ka shkaktuar flamën e zakonshme. Ky virusi që është tani është një nënlloj i këtij virusi. Për të parën herë në janar të këtij viti, është detektuar te një djalë i moshës së re i cili kishte pasur kontakt me një shtetase kineze këtu në Gjermani.

Dhe menjëherë ky djalë është vendosur në karantinë. Dhe, që atëherë Gjermania me shpejtësi të lartë i ka marrë të gjitha masat e nevojshme’, u shpreh Mustafai. Mjeku shqiptar tregon se sa shqiptarë janë të infektuar me Coronavirus në Gjermani. Mjeku shqiptar i cili njëherësh mban edhe pozitën e nënkryetarit të Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, ka thënë për Front Online se në bazë të raportimeve që bëhen në këtë shoqatë, deri më tani posedojnë informacione të sakta për 5 shqiptarë të infektuar me Covid-19.

‘Ne si Shoqatë në Gjermani, jemi të shtrirë në gjithë këtë shtet me grupe të punës për informimin e popullatës shqiptare në lidhje me këtë virus. Deri më tani nga informatat në Grupet e Punës janë marrë informacione se 5 shqiptarë janë infektuar me këtë virus. Mirëpo, kjo nuk do të thotë që nuk ka të tjerë, pasi që një pjesë kanë qenë të infektuar dhe e kanë tejkaluar spontanisht këtë virus pa u paraqitur në institucione përkatëse. Dhe këtë persona nuk përfshihen në statistika zyrtare të të prekurve”, tha mjeku shqiptar në Gjermani.

Ndërsa në Klinikën ku punon, Mustafai ka pohuar se nuk ka hasur në ndonjë shqiptarë të infektuar me këtë virus. Me gjithë kapacitetet e pakta sa kishte shëndetësia kosovare, menaxhimi i pandemisë Covid-19 në Kosovës, sipas mjekut shqiptar në Gjermani, Ardian Mustafait, ishte i suksesshëm. Mjekët në Kosovë me atë mundësi dhe kapacitet që kanë pasur, ata mund të them me plotë të drejtë se e kanë menaxhuar me shumë sukses pandeminë. Duhet pasur parasysh që Kosova nuk Gjermani e as SHBA.

Edhe shifrat flasin vet. Dhe kjo fletë për një menaxhim të mirë të kolegëve të mi”, deklaroi për Front Online mjeku Ardian Mustafai. Mjeku shqiptar internist kardiolog në Berlin, Ardian Mustafai ka thënë për Front Online se deri në zbulimin e vaksinës kundër Covid-19, edhe një valë e dytë e pandemisë është e mundshme të ndodhë. Sipas tij, një pjesë e njohësve të fushës së shëndetësisë thonë që temperaturat gjatës stinës së verës mund ta bëjnë shpërndarjen e këtij virusi, dhe ato të vjeshtës mund ta ngadalësojnë atë.

Kur do te jetë fundit i pandemisë me Covid-19? Mustafai insiston se fundi i pandemisë së Coronavirusit do të jetë atëherë kur edhe do të zbulohet vaksina. “Një pjesë e njohësve supozojnë që temperaturat e verës mund të bëjnë shpërndarjen e virusit, dhe të vjeshtës mund ta ngadalësojnë.Mirëpo të dyja këto janë të mundshme, gjithçka varet nga ne se si sillemi. Ne, më shumë i referohemi kujdesit. Zgjidhja përfundimtare do të jetë kur ta kemi vaksinën. Deri atëherë gjithçka është e mundshme”, tha Mustafai.

Në Gjermani, sipas Mustafait, është duke u punuar në shtatë projekte për zbulimin e vaksinës. Ndërsa në afro 2500 vullnetarë do të eksperimentohet mbi vaksinën. Mustafai për Front Online ka thënë se në vitin 2021 pritet të bëhet zbulimi i vaksinës. Sipas instituteve me relevancë që janë në Gjermani, po mendojnë që vaksina pritet të zbulohet në vitin 2021. Mund të jetë fillimi i atij viti apo diku më vonë, është vështirë të thuhet se çdo gjë kërkon kohë. Te shohim çka na sjell viti 2021. Ne duhet të jemi shumë koshient ndaj kësaj pandemie’, ka thënë në fund Mustafai.

Baby Boo