Kuvend, sot diskutohet amendamenti 35


Sot në Komisionin për Çështje Kushtetuese është caktuar të diskutohet për Amendamentin 35 të Kushtetutës, i cili është i treti me radhë në serinë e ndryshimeve kushtetuese, njofton Shenja.

Dje, në këtë komision kishte kaluar Amendamenti 34, që ishte dyti nga katër sa ka propozuar Qeveria për ndryshimet kushtetuese. Për kalimin e tij votuan 9 prej anëtarëve, ndërsa 7 ishin kundër. Me këtë amendament parashihet ndryshimi i preambulës së Kushtetutës së Maqedonisë.

Baby Boo