Kuvend, formohet trup koordinues për zbatimin e referendumit


Në koordinimin e sotëm të rregullt në Kuvend, në të cilin morën pjesë kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, nënkryetarët e Kuvendit dhe koordinatorët e grupeve të deputetëve, u mor vendim për formimin e Trupit koordinues për zbatimin e Referendumit në nivel shtetëror dhe për zhvillimin e propagandës publike, njofton Shenja.

Në përputhje me nenin 73 të Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë, Kuvendi në seancën e mbajtur më 30 korrik 2018, mori vendim për shpalljen e Referendumit dhe me këtë është propozues i autorizuar dhe bartës i propagandës publike. Me Trupin koordinues do të udhëheqë kryeparlamentari Xhaferi, ndërsa anëtarë do të jenë nënkryetarët dhe koordinatorët.

Kuvendi, do t’u japë mundësi të gjithë deputetëve të cilët janë “pro”, “kundër” ose “bojkot” që në Referendum proporcionalisht, sipas prononcimit, të jenë të përfaqësuar dhe para publikut të mund t’i shprehin qëndrimet dhe argumentet e tyre.

Trupi koordinues konkludoi, Kuvendi sot, përmes shkresës t’i drejtohet Qeverisë për sigurimin e mjeteve financiare për realizimin e fushatës publike. Kuvendi për këtë dedikim do të hapë llogari të posaçme.

Edhe në koordinimin e sotëm të rregullt, si edhe deri më tani, nuk mori pjesë koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Kryetari Talat Xhaferi, sot do të vë kontakt me grupin e deputetëve të VMRO-DPMNE-së për arritjen e një marrëveshjeje të mundshme për zhvillimin e propagandës publike./Pacensure

Baby Boo