Gazetari i njohur Halil Halili, ka nevojë për ndihmë

Halil Halili, 32 vjeç, është diagnostikuar me një sëmundje serioze. Për shërimin e tij, kërkohet një shumë e madhe parash për ta dërguar në një klinikë të specializuar në Turqi.

Baby Boo

Kërkojmë prej krejt njerëzve vullnetmirë që të bëhen pjesë e kësaj fushate për ta ndihmuar Halilin. Halil Halili, gazetar dhe një prej profesionistëve të mediave kosovare, është diagnostikuar me një sëmundje serioze një muaj më parë, shërimi i të cilës mund të bëhet vetëm në klinika të specializuara jashtë vendit.

Miqtë dhe familjarët kanë bërë një fushatë për ta ndihmuar atë. Prandaj, ju bëjmë thirrje gjithë bizneseve dhe njerëzve vullnetmirë që ta ndihmojnë Halil Hailin që ta fitojë këtë betejë të vështirë. Kjo është llogaria rrjedhëse ku mund të dërgoni paratë për shërimin e Halil Halilit: XK05-1708003028686833

Ju, po ashtu, mund ta ndihmoni atë duke dërguar mesazh në numrat e telefonit në IPKO: 5506 me tekstin “Halili” e po ashtu edhe në VALA me numër 55244 me tekstin “Halili”. Ju lutemi, bëhuni pjesë e kësaj kampanje, kontribuoni duke dhënë mjete për Halilin dhe duke e shpërndarë këtë njoftim te miqtë dhe familjarët tuaj.

Restorant Lumare