Ngritet procedurë disiplinore për tre prokurorë për ngjarjet e 27 prillit


Për prokurorët Gordana Geskovska dhe Jovan Cvetanovski nga prokuroria e Shkupit dhe Zlatko Bikovski nag prokuroria e krimit të organizuar para është ngritur procedurë  disiplinore për shkak të dyshimit se ata kanë bërë gabime në hetimin e ngjarjeve të 27 prillit.

Këta prokurorë akuzohen se nuk kanë inspektuar vendin e ngjarjes natën e përgjakshme të 27 prillit, pra në Kuvendin ku vitin e kaluar sulmi ndodhi më 27 prill dhe u plagosën më shumë se 100 vetë.
Komisioni që drejton procedurën, nëse përcakton përgjegjësinë disiplinore, ka mundësinë të dënojë ata me një vërejtje, me dënim me para deri sa edhe t’i përjashtojë nga prokuroria, transmeton Pa Censurë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Televizioni Telma i referohet informacionit të botuar në emisionin “KOD” se në mbrëmjen e 27 prillit u organizua një takim që u thirr nga prokurori i atëhershëm i shtetit Marko Zvrlevski, ku ishin të pranishëm të tre prokurorët. Nuk u mblodh një kolegj, përfshirë prokurorët e lartë, por puna dhe hetimi u transferuan tek prokurorët e detyrës në prokurorinë e Shkupit.

Një ditë pas 27 prillit, dy prokurorë inspektuan dhe mbyllën dhomën e shtypit parlamentar ku deputetët u sulmuan nga disa huligan. Por deri atëherë, disqet kompjuterike tashmë janë shfaqur me pamjet që konsiderohen si deputetë të VMRO-DPMNE-së Mukoski dhe Vasilevski hapin ddyert e parlamentiti dhe lejojnë turma e njerëzve te futen brenda. Pas kësaj ekspertiza nuk u krye deri në korrik 2017, kur çështja u dorëzua në zyrën e prokurorisë për krimin e organizuar.(Pa Censurë)

Baby Boo