Kushëriri i B.Pocestës, mesazh emocionues! Ja cfarë i shkruan


Shkrim i shkruan nga kushëriri i Blerta Pocestës!

Vrave, kë? Përse, çfarë prodhoi truri yt, se ti shpirt nuk ke, nuk ke lidhje me shpirtin apo shpirtrat, nuk mund të ketë fije justifikimi se ishte moment, te ti shpirti nuk funksionon. Truri yt ka ardhur duke u dëmtuar deri në pikën fatale, kur ti ngre dorën, dora jote nuk është thjesht e qelbur, dora jote nuk ka lidhje me tokën, as me qiellin, dora jote, djallëzorja jote, të tremb, të tremb pa kufi!
Ju nuk jeni njerëz, pavarësisht problemeve, halleve, pamundësive ekonomike, sociale, realitetit që aty-këtu edhe dhemb, ju nuk zotëroni vlerën dhe forcën njerëzore për të jetuar a mbijetuar, për të vazhduar me epërsi, ju me çrregullimin tuaj, jeni monstra të përbindshme! Zhdukuni! Zhdukjuni kësaj bote! Zhdukuni, sepse po më dhimbset pa masë dashuria për njeriun! Ju po ia humbni njeriut dashurinë për njeriun! Po ju ulëret njeriu!
U ritëm bashkë kishe intelegjencë tejmase ti nuk ishe ai tip i njeriut, ku gabove? Kush të çoi në rrugën e gabuar? Ti nuk je një prej nesh dhe familjes tënde që prehet në paqe tashmë dhe e motrës tënde që e le të vetme. Do marësh atë që meriton dhe nuk duam që të ndërosh jetë por ti vuash të gjitha ata që i bëre.
U prehshit ne paqe ?

Baby Boo