Kush po fiton? PS dhe PD shpallin fitoren e parakohshme!


Edhe pse ende nuk ka nisur procesi i numërimit të votave, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë shpallur fitoren e parakohshme.

Tashmë nëpër selitë e të dyja partive janë mbledhur qindra simpatizantë, Lulzim Basha shpalli fitoren e PD-së, teksa tha se qytetarët zgjedhën ndryshimin dhe vullneti i tyre ndodhet në kutitë e votimit.
“Faleminderit të gjithë qytetarëve shqiptarë që zgjodhën ndryshimin. Kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar dhe për Aleancën për Ndryshim. Vullneti i popullit është në kutitë e votimit. Kam besim të plotë se numëruesit dhe do ta mbyllin këtë proces me përgjegjësi, durim e sipas ligjit. Në fund të këtij procesi, Shqipëria fiton”, tha Basha.

Ndërsa Erion Veliaj tha se Partia Socialiste ka fituar deri në 72 mandate në zgjedhjet parlamentare madhe pret të ketë edhe më shumë deputetë.

“Ka qenë një ditë e gjatë, një ditë frytdhënëse, mezi pres ta çojmë deri në fund duke nisur procesi i numërimit. Lajmi i mirë që morëm është që të gjithë exit-pollet na kanë nxjerrë fitues me 71-72 mandate. Projeksionet tona, në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë, janë më shumë”, tha Veliaj në një deklaratë për mediat nga selia e PS.

Baby Boo