Kush po dëshiron prishjen e raporteve Maqedoni-Bullgari


Përpjekjet për krijimin e tensioneve ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë kanë për qëllim ta bllokojnë rrugën e Shkupit drejt NATO-s, në dobi të Rusisë. Ndihmësit në këtë projekt nuk janë kurrfarë befasie, bën të ditur “Dojçe vele” në analizën e korrespodentit të tyre nga Sofja, Ivan Bedrov.

“Nëse një njeri i ndjek mediat bullgare vitin e fundit, do të fitojë përshtypje se ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë përsëri ka tensione. Konteste historike, druajtje nga pretendime territoriale, reagime të ashpra – i gjithë arsenali i njohur nga e kaluara është ringarkuar, që ta bind opinionin e të dyja anëve të kufirit se diçka nuk është në rregull. Kjo ndodh pikërisht para referendumit të paralajmëruar më 30 shtator, në të cilin qytetarët e Maqedonisë duhet të thonë se a pajtohen me emrin e ri të shtetit të tyre – Maqedonia Veriore, ndërsa përgjigjja pozitive do t’ia hapë rrugën drejtë NATO-s dhe BE-së.

Gjithçka filloi nga deklarata e cituar e kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev se “Kryengritja e Ilindenit është maqedonase”. Gjatë kësaj, në arkivat e mediave vështirë do të hasni ndonjë lajm me titull të tillë, sepse deklarata nuk shkaktoi vëmendje të veçantë. Për këtë, më saktë është të thuhet se gjithçka filloi nga liderja e Partisë Socialiste Bullgare (PSB), Kornelija Ninova, e cila për këtë deklaratë bëri skandal të madh, e ftoi qeverinë bullgare në reagim të ashpër, ndërsa në fund dërgoi edhe letër deri te Parlamenti Evropian. Topin e ndëmorën edhe politikan tjerë prorus dhe kështu ajo gjeti vendin e saj edhe në mediat e Maqedonisë, lexuesit e të cilave do të votojnë në fund të shtatorit. Ndërsa i gjithë aksioni është pjesë e përpjekjeve të gjata qëllimi i të cilave është mossuksesi i referendumit dhe bllokimi i rrugës së Maqedonisë drejtë NATO-s dhe BE-së”, thekson Bedrov./Pacensure

Baby Boo