Kush janë milionerët e vitit të kaluar më Maqedoninë e Veriut?


Drejtoria e të Hyrave Publike në Maqedoninë e Veriut ka publikuar të dhënat se kush janë qytetarët që si persona fizik kanë fituar apo kanë pasurctë ardhura milionëshe gjatë 2020.
Sipas DHP, në vend të parë është një grua nga Shkupi, të cilës nuk i është zbuluar identiteti.

Në bazë të të ardhurave të paguara dhe të tatimuara, ajo ka fituar 613 mijë euro për një muaj ose vitin e ka përfunduar me të ardhura mbi 7 milionë euro.

Një strugan në industrinë e metaleve në vitin 2020 ka marrë rrogë bruto prej 142 mijë euro.

Vitin e kaluar një tetovar nga lojëra të fatit ka fituar 650 mijë euro, kurse sipas të dhënave të DAP-it më mirë është fituar me blegtori, farmaci, avokaturë, hoteleri, përcjell KlanMaqedoni.

Milioneri më i moshuar është një pensionist 96 vjeçar, kurse më i riu ka vetëm 7 vjet.
Në vitin 2020, qytetarët kanë realizuar të ardhura bruto prej 5 miliardë euro, kurse shteti përmes taksave ka fituar mbi 300 milionë euro. Krahasuar me vitet 2018 dhe 2019 vazhdon trendi i uljes së numrit të të pasurve.

Baby Boo