Arr*estohet kryetari i Komunës së Ulqinit dhe katër zyrtarë të tjerë


Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiç është arre*stuar ditën e sotme pasi aku*zohet për punësime partiake. Urdhri për arr*estimin e tij erdhi nga Prokuroria Themelore e Shtetit në Ulqin. Mediat e Malit të Zi bëjnë me dije se janë arrestuar edhe katër zyrtarë të tjerë të lartë, të cilët janë: Sead Osmanović, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve Ulqin

. Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit; Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit; Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit.
Sipas Vijesti, përveç punësimeve partiake, ata akuzohen edhe për neglizhencë në punë.

Baby Boo