Kush janë dy deputetët e koalicionit që nuk votuan Qeverinë e re?


Kush janë dy deputetët që janë pjesë e mazhorancës qeverisëse, të cilët nuk votuan për Qeverinë e re të kryeministrit Dimitar Kovaçevski.

Kjo pyetje shtrohet pasi mbrëmë vonë u zgjodh Qeveria e re me 62 deputetë, ndërsa, siç dihet, shumica e re parlamentare ka 64 deputetë, pasi në të ka hyrë Alternativa, në të, siç dihet, marrin pjesë edhe LSDM, BDI, PLD, DOM, PDSH si dhe DS e Pavle Trajanovit.

Deputetja e LSDM-së Lolita Ristova nuk ka votuar për Qeverinë e re të Kovaçevskit, pasi që doli se ishte pozitive me koronavirus dhe për këtë arsye nuk doli në Kuvend dhe nuk mund të votonte për Qeverinë e re.

Më herët mediat raportuan se deputeti Izet Mexhiti nuk do të votojë për Qeverinë, dhe shkak për këtë ishte mospajtimi i tij me disa vendime kadrovike për ministra, përkatësisht zgjedhjen e Artan Grubit zëvendëskryeministër për Sistemin Politik dhe Bujar Osmanit për ministër të Punëve të Jashtme.

Izet Mexhiti nuk ka shkruar në profilin e tij në Facebook se nuk ka votuar për qeverinë e re dhe cilat janë arsyet e kësaj lëvizjeje.

Por as Ristova nuk ka publikuar informacione më të sakta as në profilin e saj zyrtar, por partia ka njoftuar për mungesën e saj për shkak të Covid 19.

Baby Boo