Grubi uron ditën e Pavarsisë së Maqedonisë!


Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi me rastin e shënimit të 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ka përgëzuar të gjithë qytetarët e vendit të cilët gjatë rrugëtimit 29 vjeçar të shtet ndërtimit dhe shtet konsolidimit, bashkë kanë mësuar se të duash dhe mirëmbash paqen, lirinë, pavarësinë, stabilitetin, zhvillimin ekonomik e shoqëror të shtetit tonë të përbashkët do të thotë të duash, kujdesesh dhe mirëmbash një shoqëri të qytetarëve tërësisht të barabartë.

Grubi gjithashtu gjatë kësaj date ka rikujtuar qytetarët e vendit se barabarësia e plotë mes komuniteteve në të drejta, mundësi, përgjegjësi dhe detyrime është themeli mbi të cilën kjo qeveri synon të ndërtojë të ardhmen Evropiane të vendit pasi që barabarësia e plotë është shpirti i lirisë dhe pavarësisë.

Baby Boo