Kush janë borxhlinjtë më të mëdhenj në Maqedoni, shpallet lista zyrtare


Drejtoria e të Hyrave Publike ka shpallur listën e borxhlinjve më të mëdhenj në vend, që ka të bëjë kryesisht me subjekte juridike. Këto borxhe kanë të bëjnë me mos pagesën e tatimeve, kontributeve, akcizave dhe doganës. Sipas listës së publikuar bëhet fjalë për 4391 kompani private, kompani shtetërore dhe persona fizik që u gjetën në listën e zezë të DHP-së, informon INA.

Listën e borxhlinjve e kryeson kompania “OTEKS” Sh.A nga Ohri me një borxh prej 836 mijë denarë, e dytë është “El Don Kastilo Angel” nga Shkupi, pas tyre “Azteka” Shkup dhe “Motor Koaç” nga Shkupi.

Nga kompanitë shtetërore më shumë borxhe ende ka “Rrugët e Maqedonisë” me një borxh prej 367 milionë denarë, Radiotelevizioni Maqedonas, por edhe kompanitë komunale të Tetovës dhe Gostivarit.

Baby Boo